Shtabi Zgjedhor i Koalicionit të Shqiptarëve të Kosovës Lindore pas ankesës së ushtruar për shkak të manipulimit dhe parregullsive në disa qendra të votimit, nga Komisionit Komunal Zgjedhor në Bujanoc kishte marrë vendimin negativ për anulimim e zgjedhjeve në dy vendvotime brenda kësaj komune. Pas këtij vendimi ky shtab kishte bërë ankesë në Komisionin Republikan Zgjedhor, dhe afati i përgjigjes pritej të miratohej brenda 72 orëve. Pas kësaj ankese KRZ-ja ka vendosur të pranoi ankesën e Shaip Kamberit dhe të ketë rivotim në Tërnoc. Me këtë rivotim gjasat që shqiptarët të fitojnë një ulëse në parlamentin e Serbisë janë të mëdhaja, sepse Shaip Kamberit i nevoiten vetëm edhe 300 vota, çka nënkupton se është shumë e mundur të arrihet kjo votë, nese shqiptarët i përgjigje votimit. “Gjykata Administrative në Nish aprovon kërkesën e Koalicionit të Shqiptarëve për rivotim në vendvotimin numër 6. në Tërnoc.
Kontrolloni gjithashtu
Egzon Pacolli; Tre familjarë tjerë të pushtetarëve përfituan qindra mijëra euro si grante nga Ministria e Bujqësisë
Sekretari i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli ka …