Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar se Albin Kurti e Vjosa Osmani janë në krye të shtetit dhe jo në institucione fetare, prandaj ata duhet t’i besojnë ligjit dhe jo çka thonë personat e caktuar. Isa Mustafa ka saktësuar se Albini e Vjosa karrierën e tyre politike e kanë krijuar duke akuzuar njerëz për krim, korrupsion e çdo gjë tjetër pa fakte, dhe jo duke besuar në njerëz. Ai shton se nëse del të jetë e vërtetë që ambasadori Berishaj është i përfshirë në skandalin në Slloveni, atëherë Kurti e Osmani duhet të mbajnë përgjegjësi. Afera është shumë e rëndë dhe e dëmshme për Kosovën, pavarësisht epilogut të saj. Aq më e rëndë dhe e papërgjegjshme është sjellja e tyre ndaj kësaj afere. Nuk veprojnë ashtu krerët e shtetit. Ata nuk janë aty për të besuar apo për të mos besuar, nuk janë në institucione religjioze, por janë në krye të shtetit dhe e kanë për obligim ta sqarojnë problemin para qytetarëve. Ia kanë borxh edhe Kroacisë. Në punët e shtetit, nuk i besohet askujt. Vetëm ligjit, i mirë apo i keq qoftë”, tha Isa Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …