Zelensky

Zelenski: Lufta mund të ndalet vetëm prej atyre që e filluan

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka mbajtu një konferencë për medie ku ka folur për situatën në vendin e tij gjatë luftës dhe mundësitë për ndaljen e saj. Pyetjes së gazetarëve mbi mundësinë e ndaljes së luftës, ai i është përgjigjur se lufta mund të ndalet vetëm prej atyre që e filluan atë. Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka shtuar më tutje se ai dëshiron t’i japë fund luftës dhe ka theksuar më tutje se “ çdo person i shëndoshë do të zgjidhte rrugën diplomatike në vend të asaj ushtarake”. Ai njoftoi më tutje se të dielën, më 24 prill, do të zhvilloi takim me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antoni Blinken dhe Ministrin e Mbrojtjes së  Shteteve të Bashkuara të Amerikës por nuk dha detaje për temat për të cilat do të bisedohet në takim. Ai kohë më parë ka kërkuar nga perëndimi që ta ndihmojnë Ukrainën duke i dërguar armë të rënda që ta përballoj agresionin rus dhe ka paralajmëruar se nëse ushtra e tij do të ndihmohej kështu, Ukraina do ta dëbonte ushtrinë ruse nga territoret e pushtuara.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …