Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu Kodra: Muja paska bërë orvatje të dëshpëruar për të përhumbur të vërtetën e skandalit më të madh në Kosovë

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar ndaj arsyetimeve të eksponentëve të Vetëvendosjes lidhur me skandalin për të cilin po raportojnë mediet sllovene ku në mesin e protagonistëve kryesor është edhe ambasadori i vendin tonë në Kroaci, Martin Berishaj. Deputetja, Blerta Deliu-Kodra ka shkruar se deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja paska bërë një orvatje të dëshpëruar për të përhumbur të vërtetën e skandalit më të madh që ka ndodhë në Kosovën e pasluftës, i cili skandal, origjinën, protagonistët dhe çdo gjë tjetër e ka të lidhur me pushtetin në të cilin Muja bën pjesë. “Sipas tij, GEN qenka një kompani sllovene, por e tillë nuk ishte për Albin Kurtin në vitin 2019, kur Kurti e kishte cilësuar të njëjtën ‘kompani të themeluar nga UDB-ja’ e të mirëmbajtur nga mafia energjetike serbe. Meqenëse Kurti është bërë “gur” dhe po fshihet para qytetarëve, mbase Mujes do të ia kishte shpjeguar të vërtetën” ka shkruar Deputetja, e Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …