Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar debat parlamentar për çështjen e blerjes së energjisë. Shefi i grupit parlamentar të këtij subjekti politik, Besnik Tahiri ka paralajmëruar se kërkesa për debat do të dorëzohet në Kuvendin e Kosovës gjatë ditës së martë. “Në mungesë të transprarencës nga ana e pushtetit rreth kësaj çështje, Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të kërkoj debat parlamentar me vetëm një temë: blerja e energjisë dhe transaksioneve të vlerave shumë të larta për të cilat ne po kërkojmë llogaridhënie dhe raportim para Kuvendit të Kosovës” ka deklaruar Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …