Gjermania u bënë thirrje qeverive të Kosovës dhe të Serbisë që të shmangin përshkallëzimin e tensioneve midis tyre

Gjermania ka paralajmëruar se do të ndalojë importet e naftës dhe gazit rus

Gjermania ka paralajmëruar se do të ndalojë importet e naftës dhe gazit ruse deri në fund të këtij viti. Ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock ka deklaruar se Gjermania do të përgjysmojë importet e naftës deri në verë dhe do t’i qojmë deri në zero ato deri në fund të vitit dhe më pas do të vijojmë me gazin. “Shkëputja jonë, shkëputja e plotë e të gjithë Bashkimit Evropian nga varësia ndaj Rusisë, është forca jonë e përbashkët” ka theksuar shefja e diplomacisë gjermane, Annalena Baerbock. Aktualisht, Gjermani blen një të katërtën e naftës dhe 40 për qind të gazit nga Rusia dhe ka paralajmëruar se mund të përballet me një recesion nëse ndërpret menjëherë furnizimet. Edhe Britania e Madhe ka paralajmëruar se deri në fund të vitit, edhe ajo do ta ndërpresë tërësisht importin e naftës dhe gazit nga Rusia ndërsa  Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ndaluar kohë më parë importet e naftës ruse.

Kontrolloni gjithashtu

Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …