Antonio Guterres

Sekretari i përgjithshëm i KS të OKB-së, Antonio Guterres fillimisht vizion Turqinë, pastaj shkon në Moskë dhe në Kiev

Në OKB bëjnë të ditur se Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres, sot do ta vizitojë Ankaranë dhe do të takohet me kryetarin e Turqisë Rexhep Tajip Erdogan. Më pas ai do të udhëtojë për  në Moskë të martën ku do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin dhe do të ketë një drekë pune ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov. Ndalesa e tij e fundit më pas do të jetë në Kiev të enjten, ku do të takohet me presidentin e Ukrainës Vladimir  Zelensky dhe ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba. Kryetari i Ukrainës, Vladimir Zelenski ka deklaruar lidhur me këtë vizitë se Guterres ka qenë dashur fillimisht ta vizitojë Ukrainën pastaj Moskën e Ankaranë.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …