Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj, ka ironizuar kryeministrin Albin Kurti, pasi në një foto të publikuar kohë më parë, Kurti duket i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili u akuzua për një skandal financiar ku fitet për 600 mijë euro transfer në një kompani në Mal të Zi. Pavarësisht epilogut të “rastit Berishaj”, në rrafshin ligjor, janë disa të vërteta që na paraqiten si probleme. Rolin si ambasador në Kroaci si dhe afërsia që Martin Berishaj ka me krerët e shtetit e ndërlikojnë situatën. Kjo më nuk mund të jetë vetëm shkelje apo problem individual i një qytetari. Duke qenë i veshur me pushtet të tillë bëhet problem i Kosovës. Hija e dyshimit mbulon edhe mbi vendin tonë, sferën politike dhe partinë në pushtet. Ndërsa reagimi i Vjosa Osmani rëndom në sulm ndaj mediave, tregon për mbrojtjen e “njerëzve të tyre” pavarësisht fakteve. Presidentja nuk ka dyshim, kryeministri nuk po reagon por përgjegjësi kanë që të dy.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …