Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një komunikim për mediat, në kuadër të javës kulturore ndërkombëtare, e cila nis sot me Francën. Ai tha se më këtë nismë të re synohet larmishmëria e kulturave të ndryshme. Gjithashtu Rama u shpreh se javët kulturore synohet të bëhen traditë në Itali dhe Francë. “Nismën e re të qeverisë “Shqipëria mirëpret botën”, në bashkëpunim me vende të tjera mike e kemi organizuar përmes një serie javësh kulturore ndërkombëtare. Ne synojmë të jemi traditë e përvitshme për të shpalosur tradita, kultura të ndryshme, forma dhe shprehje nga më të larmishmet. Disa prej vendeve të përfshira janë të angazhuara prej kohësh. Ky angazhim i përbashkët i bën më të përshtatshme për publikun e gjerë duke përfshirë jo vetëm aktivitete artistike, por edhe aktivitete që janë më popullore, në rrugë ose edhe drejtpërdrejt me kulturën e gatimit të vendeve të tjera”, tha kryeministri Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …