Shefi i BE-së, Josep Borrell, ka deklaruar për gazetën gjermane, Die Welt, se nuk ka mbështetje të mjaftueshme nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian për një ndalim të plotë të importit të naftës dhe gazit rus. Aktualisht ne në BE nuk kemi një qëndrim të unifikuar për këtë çështje. Brenda BE-së është bërë thirrje për t’i dhënë fund pagesave të naftës, pasi ato financojnë në mënyrë efektive luftën në Ukrainë. Disa vende të bllokut po bëjnë presion për një paketë të gjashtë sanksionesh ndaj Rusisë dhe Brukseli po përgatit një vlerësim mbi ndikimin që shkakton ndalimi i naftës si pjesë e masave të mundshme. Rusia është furnizuesi më i madh i naftës në Evropë, duke siguruar pak më shumë se një të katërtën e importeve të naftës në BE në vitin 2020, sipas të dhënave nga zyra e statistikave të Eurostatit.