Lëvizja për Liri e biznesmenit slloven Robert Golob, ka shënuar fitore kundër kryeministrit Janez Jansha dhe Partisë Demokratike Sllovene të vilën ai e udhëheq. Partia e z. Robert Golob, e cila është themeluar në muajin janar, ka fituar 34.5 për qind të votave në zgjedhjet e 24 prillit, në krahasim me partinë e Janez Janshes që ka fituar 23.5 për qind, sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Vetëm tri parti tjera, ajo konservatore, Sllovenia e Re, Social-Demokratët dhe e majta, kanë marrë më shumë se 4 për qind të votave – minimumi që duhet për të hyrë në Kuvendin e Sllovenisë. Slloveni, Golob pritet të krijojë shumicën me Social-Demokratët dhe të bëhet kryeministër i ri i shtetit i këtij shteti, dikur pjesë e ish republikave të Jugosllavisë.
