Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka bërë homazhe tek të rënët e Qyshkut, Pavlanit, Zahaqit dhe Llabjanit. Ai në një postim të afishuar në profilin e tij në Facebook, ka thënë se të rënët e këtyre fshatrave tregojnë çmimin që është paguar për liri. “Edhe këta dhanë jeten për shtet me dinjitet. Martirët e fshatrave të Pejës – Qyshk, Pavlan, Zahaq e Llabjan, dëshmojnë çmimin që ne populli i Kosovës kemi paguar për të arritur lirinë. Mbi 100 shqiptarë u vranë dhe u masakruan nga grupet paramilitare dhe militare serbe, me qëllim shfarrosjen e popullit tonë. Lavdi gjithë të rënve në Qyshk, Pavlan, Zahaq e Llabjan.
