PDK

Partia Demokratike e Kosovës e konsideron të domosdoshëm formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për krizën energjetike në vend

Partia Demokratike e Kosovës e konsideron të domosdoshëm formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për krizën energjetike në vend dhe i fton të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, pa dallime partiake, që të mbështesin këtë iniciativë, e cila  ka për qëllim kryesor transparencën e plotë para qytetarëve të Kosovës, rreth shpenzimit të mbi 100 milionë eurove nga qeveria aktuale, për blerje të energjisë elektrike gjatë krizës dhe shtrenjtimin e saj për qytetarët e Kosovës. Krahas hetimit të plotë parlamentar, Partia Demokratike e Kosovës kërkon që presidentja dhe kryeministri të veprojnë me urgjencë për ta larguar nga detyra ambasadorin Martin Berishaj dhe për të zbardhur deri në detaje përfshirjen e tij në “Kartelin e Rrymës”, ndërlidhjet me kompaninë energjetike GEN-I me adresë në Serbi, si dhe për të zbuluar arsyet e fshehjes së deklarimit të pasurisë nga ana e tij. Partia Demokratike e Kosovës i bën thirrje kryeministrit dhe bashkëpunëtorëve të tij, që të ndalojnë pengimin e formimit të Komisionit Hetimor Parlamentar, i cili do të zbardhë para opinionit publik shpenzimin e parasë së qytetarëve të Kosovës dhe lidhjet potenciale të “Kartelit të Rrymës” me Qeverinë e Kosovës gjatë krizës energjetike.

 

Një hetim parlamentar, transparent dhe i hapur, ku do të përfshiheshin deputetët e pozitës dhe opozitës, tanimë është interes kombëtar. Ky Komision Hetimor Parlamentar do të monitorohet nga ekspertë e anëtarë të shoqërisë civile dhe mediat, ku të gjithë do të shohin se ku, si dhe kujt u janë dhënë mbi 100 milionë euro të taksave të qytetarëve dhe si ndodhi që krahas shpenzimit të mbi 100 milionë eurove qytetarëve të Kosovës sërish u ngrit çmimi i energjisë elektrike për më shumë se 100 përqind.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …