Kryetari i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdoğan, ka pritur në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Takimi që u zhvillua në Kompleksin Presidencial në Ankara dhe u mbajt mbyllur për media. Në njoftimin e bërë nga zyra e Zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, pas vizitës së Guterres në Ankara, thuhet se ai sot do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë dhe më 28 prill me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba, në Ukrainë. Kryetari i Ukrainës, Vladimir Zelenski ka deklaruar lidhur me këtë vizitë se Guterres ka qenë dashur fillimisht ta vizitojë Ukrainën pastaj Moskën e Ankaranë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …