Ramush Haradinaj

Haradinaj: A e dinë Albini e Vjosa, se M. Berishaj nuk e ka deklaruar në formularin e pasurisë kompaninë e tij me nipin e Stanishiqit?

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me situatën e krijuar mbi dyshimin e përfshirjes së ambasadorit Martin Berishaj në skandalin e madh për pastrim parash në Slloveni. Ai  ka kërkuar nga kryetarja e vendit, Vjosa Osmani të sqarojë se me çfarë motivacioni i ka dhënë shtetësinë Ambasadorit Martin Berishaj, me procedura të përshpejtuara, derisa kryeministri Albin Kurti e kishte cilësuar kompaninë GEN si kompani mafioze të nivelit ballkanik.

 

Postimi i plotë:

 

1. Kryetarja të sqarojë se me çfarë motivacioni i ka dhënë shtetësinë ambasadorit, Martin Berishaj, me procedura të përshpejtuara? A i ka lënë kohë të mjaftueshme AKI-së për të verifikuar aktivitetin e ambasadorit?

2. Përderisa Kryeministri Kurti e kishte cilësuar kompaninë GEN si kompani mafioze të nivelit ballkanik, dhe duke pasur parasysh se pronari i saj, është nip i Jovica Stanishiqit, shefit famëkeq të sigurimit serb, cila është kundërvlera e blerjes së energjisë pikërisht nga kjo kompani, sapo erdhi në pushtet?

3. A janë në dijeni kryetarja  dhe Kryeministri se Ambasadori i tyre, nuk e ka deklaruar në formularin e pasurisë kompaninë e tij në Mal të Zi, tanimë e famshme për transakcionin me kompaninë, sipas Kurtit të nipit të Stanishiqit?

4. A është pikërisht frika se po zbulohet ky skandal, shkak se përse Vetëvendosje e ka bllokuar formimin e komisionit hetimor parlamentar për blerjen e energjisë?

5. A po pengohen organet e rendit dhe drejtësisë të veprojnë sipas ligjit në këtë skandal?

Ku janë kufijtë moral të Kryeministrit dhe Presidentes. Nëse jemi në pritje të një epilogu eventual të organeve të drejtësisë, pyetja ime është a kanë kufij moral këta dy njerëz.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …