Sot është mbajtur konsultimi publik për draft Rregulloren për përkrahje të fermerëve dhe bizneseve në sektorin e bujqësisë në Komunën e Malishevës. Ky konsultim është mbajtur nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ku krahas komisionit për hartimin e rregullores, ishin të pranishëm edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi dhe drejtori i drejtorisë, Murat Hoxha. Pas prezantimit të draftit të rregullores, nga ana e komisionit, nënkryetari Krasniqi, ka bërë të ditur se “me vendim të kryetarit të Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, për herë të parë si qeveri lokale po e hartojmë këtë draft-rregullore për përkrahjen e fermerëve dhe bizneseve në sektorin e Bujqësisë, dhe qëllimi i hartimit të kësaj rregullore është që, fermeret dhe bizneset në fushën e bujqësisë, të mbështetën me grante për projektetet në të cilët ata aplikojnë dhe përmes kësaj, të krijohen vende pune dhe të rriten prodhimet të cilat i kultivojnë fermerët në komunën tonë”. Në debat të kësaj rregullore kontribuan edhe fermerë të pranishëm, ndërsa komentet dhe sygjerimet e tyre, do të futen në draftin final të rregullores, e cila pasi ka kaluar në të gjitha procedurat e shqyrtimit publik, pritet të miratohet në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Malishevës dhe të hyjë në funksion.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …