Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur në lidhje me prodhimin e energjisë nga centrali i Vaut të Dejës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur në lidhje me prodhimin e energjisë nga centrali i Vaut të Dejës

Me anë të një postimi të tij ai ka theksuar nevojën për të pasur mundësinë e prodhimit të energjisë me rrugë alternative, na mënyrë që të krijohen rezerva energjetike, pavarësi dhe siguri në një situatë ku lufta në Ukrainë ka krijuar pasiguri në thuajse tërë botën. “Korporata Elektro-energjetike Shqiptare do të fillojë  të prodhojë energji elektrike nga centrali fotovoltaik i Vaut të Dejës, i pari projekt i realizuar i këtij lloji në vendin tonë dhe në rajon. Burimet alternative të energjisë nga panelet diellore dhe centralet fotovoltaike lundruese janë një rrugë e re për të krijuar siguri dhe rezerva energjetike”, sqaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …