Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk ka treguar seriozitet që lufta në Ukrainë të përfundojë përmes diplomacisë, pavarësisht disa përpjekjeve ndërkombëtare. “Deri më tani nuk kemi parë asnjë shenjë se presidenti Putin është serioz për negociata kuptimplota”, tha Blinken para Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit amerikan. Përderisa SHBA-ja do të mbështesë përpjekjet ukrainase për t’i dhënë fund luftës përmes diplomacisë, Blinken tha se “qëllimi ynë është që të sigurohemi se ata kanë në duart e tyre aftësinë që t’i kundërvihen agresionit rus, dhe të forcojnë pozicionin e tyre në tavolinën e negociatave”. Blinken iu përgjigj kështu pyetjeve të senatorit republikan, Rand Paul, i cili akuzoi presidentin amerikan, Joe Biden, se ka kontribuar në vendimin e Putinit për ta pushtuar Kievin, pasi sipas tij, ai ka folur për mundësinë që Ukraina të pranohet në NATO.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …