leoni

Lufti Haziri

Lutfi Haziri: Vetëvendosja nuk i ka pasur votat që ta zgjedhë kryetare, Vjosa osmanin, këtë e ka mundësuar LDK-ja

Ish-kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se Lëvizja Vetëvendosje me disa grupe të vogla që po qeverisin nuk kanë mbërritur të mbulojnë asnjë krizë deri më tani. Ai thotë se krizën e parë politike LDK-ja e ka zgjedhur duke e bërë presidente Vjosa Osmanin. Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka pasur votat që ta zgjedhë atë presidente. Ai thotë se LDK-ja ka ndikuar në këtë qeveri pasi PDK-ja dhe AAK-ja kanë refuzuar. Duke folur për investime nga jashtë, thotë se më i madhi është investimi danez për t’i sjellë të burgosurit këtu. “Me vet faktin që po flasim për investimin më të madh, për një burg të dhënë me qira, që kushton 200 milionë, atëherë besimi dhe kredibiliteti nuk janë kthyer, tha Lutfi Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …