27 prilli shënon Ditën e të Pagjeturve në Kosovë, ende nuk dihet fati i më shumë se 1.600 të zhdukurve, të cilët i ka kidnapuar Serbia gjatë luftës. Sot shënohet edhe përvjetori i 23-të i masakrës në Mejë të Gjakovës, ku më 27 prill 1999 serbët ekzekutuan 376 qytetarë shqiptarë të Kosovës. Në nderim të tyre, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur do të vendosë kurora lulesh para përmendores së personave të pagjetur. Ende nuk dihet fati i më shumë se 1.600 të zhdukurve si pasojë e kidnapimit, likuidimit dhe humbjes së gjurmëve të tyre nga forcat policore e ushtarake serbe gjatë luftës në Kosovë. Pavarësisht kërkesave të familjarëve dhe organizatave të ndryshme në vendin tonë që trupat e tyre të kthehen nga Serbia, edhe 23 vjet pas luftës nuk dihet gjë për fatin e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …