Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj në fjalën e tij drejtuar protestuesve, ka thënë se populli nuk do të japë asnjë pëllëmbë toke. Ai tha se Kosova do të fillojë një kapitull të ri, ku qytetari do të jetë sovrani dhe mbrojtësi i shtetit. “Këta pushtetarë, çdo ditë e më shumë po ia humbin shpresat e Kosovës, prandaj ne këtij pushteti i themi mjaft”, u shpreh Lekaj. Më tej, deputeti i AAK-së theksoi se pushtetarët janë të gatshëm të falin gjithçka, përfshirë edhe territorin e shtetit, por jo edhe pushtetin e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …