Ndihmohen me pako ushqimore e higjienike nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, 300 familje me kushte të rënda ekonomike në Ferizaj

Në hapësirat e Palestrës së Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj u zhvillua aksioni për shpërndarjen e 300 pakove ushqimore dhe higjienike për familjet nevojtare nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.

Agon Zhinipotoku nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” tha se ky kontigjent i pakove ushqimore dhe higjienike, është shpërndarë tek 300 familjet më në nevojë e me kushte të rënda ekonomike në Ferizaj, përzgjedhja e së cilave është bërë në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj. Ai shtoi se ky aksion i zhvilluar në Muajin e Shenjtë të Ramazanit, do të vijoj për t’i dalë në ndihmë familjeve nevojtare ferizajase.

Komuna e Ferizajt për këtë aksion shpreh falënderim publik për Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” dhe humanistin Halil Kastrati që vazhdueshëm ka ndihmuar e po ndihmon familjet në nevojë në Ferizaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …