Madeliene Albright

Udhëheqës të shumtë botërorë sot i japin lamtumirën e fundit, ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright

Udhëheqës të shumtë  botërorë sot  i japin lamtumirën e fundit, ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila vdiq më 23 prill. Të udhëhequr nga presidenti amerikan, Joe Biden, dhe paraardhësit e tij, Barack Obama dhe Bill Clinton, rreth 1 mijë e 400 veta do të mblidhen në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, për të kujtuar arritjet e saj. Medlin Albright, ka qenë gruaja e parë amerikane në pozitën e sekretares së Shtetit. Ajo ka vdekur nga kanceri në moshën 84-vjeçare.  Në ceremoninë përkujtimore, Biden, Clinton dhe ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, pritet të mbajnë fjalime, ndërsa sekretari aktual i Shtetit, Antony Blinken, dhe paraardhësit e tij, Condoleezza Rice dhe John Kerry, do të jenë të pranishëm, në ceremoninë e varrimit.

Albright ka lindur në Çekosllovaki,  por familja e saj është larguar dy herë – fillimisht nga nazistët dhe më pas nga sundimi sovjetik. Ata kanë përfunduar në Shtetet e Bashkuara, ku Albright ka studiuar në Kolegjin Wellesley. Gjatë viteve, ajo është ngjitur në qarqet e politikës së jashtme të Partisë Demokratike, për t’u bërë fillimisht ambasadore në Kombet e Bashkuara. Clinton e ka zgjedhur sekretare të Shtetit në vitin 1996, për mandatin e tij të dytë presidencial. Edhe pse nuk ka qenë kurrë në radhë për presidente, për shkak të lindjes në një vend të huaj, Albright është admiruar pothuajse nga të gjithë, përfshirë edhe kundërshtarët e saj politikë. Si një refugjate çeke që ka parë tmerret e Gjermanisë naziste dhe të Perdes së Hekurt, ajo nuk ka qenë e butë. Si sekretare e Shtetit, ajo ka luajtur një rol kyç për të bindur administratën Clinton, që të luftojë udhëheqësin jugosllav, Sllobodan Millosheviq, për trajtimin që u ka bërë shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999. Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë është cilësuar si “Lufta e Madeleinet”. (ReL)

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Pacolli; Tre familjarë tjerë të pushtetarëve përfituan qindra mijëra euro si grante nga Ministria e Bujqësisë

Egzon Pacolli; Tre familjarë tjerë të pushtetarëve përfituan qindra mijëra euro si grante nga Ministria e Bujqësisë

Sekretari i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli ka …