Presidenti Krasniqi priti delegacionin e boksit, pas suksesit në Kampionatin Evropian të të Rinjve

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës z. Ismet Krasniqi ka pritur të mërkurën delegacionin e boksit pas suksesit të arritur në Kampionatin Evropian të të Rinjve (U-18), të mbajtur në Sofia të Bullgarisë, me ç’rast boksierët Taulant Jakupi dhe Donat Syla, fituan medaljet e bronzta.

Të pranishëm në takim ishin edhe kryetari i Federatës së Boksit të Kosovës (FBoxK), Enver Krasniqi, trajneri Faton Xhakli, dhe gjyqtari, Latif Demolli, i cili ndau drejtësinë në Evropian.

Presidenti Krasniqi përgëzoi boksierët për suksesin e arritur, duke thënë se medaljet e fituara do t’ua hapin rrugën drejt sukseseve të reja në arenën ndërkombëtare.

 

Në emër të federatës, kryetari Krasniqi falënderoi presidentin Krasniqi për pritjen, derisa theksoi se si federatë do të punojnë bashkë me trajnerët për të arritur sa më shumë suksese në garat jashtë vendit.

Trajneri Xhakli dhe boksierët folën për luftërat që kishin në Evropian, derisa u shprehën optimist për rezultate të reja.

Jakupi fitoi medaljen në një konkurrencë prej 11 boksierëve në kategorinë 86 kg, ndërsa Syla në konkurrencë prej 12 boksierëve në kategorinë 92 kilogramë. Të dy shënuan nga një fitore.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …