Komuna e Malishevës fuqishëm vazhdon aksionin për ambient të pastër

Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike, kompania ”Ekoregjionit”, njësia në Malishevë, Inspektorati, shkollat dhe shumë qytetarë, vazhdojnë fuqishëm zbatimin e planit, nga ” Task Forca” komunale për pastrimin e hapësirave publike për rreth institucioneve shkollore dhe qendrave të fshatrave. Edhe sot aksionit për pastrimin e ambientit në tërë territorin e komunës së Malishevës ju bashkuan edhe nxënësit e mësimdhënësit nga SHFMU-ja ”Gjergj Fishta” në fshatin Senik, dhe ”ShFMU” Ismet Jashari- Kumanova” nga fshati Temeqinë si dhe qytetarë të këtyre fshatrave. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Rifat Mazreku, tha se ”Pas gati një muaj kohe, aksioni ka ecur sipas planit dinamik dhe ka një gjithëpërfshirje të qytetarëve, nxënësve, kompanive dhe janë pastruar shumë hapësira publike, prandaj kjo mbështetje e madhe do të vazhdoi edhe ditëve në vijim”.

Mund të jetë një imazh i 12 persona, njerëz në këmbë dhe rrugë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …