Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj duke folur para të pranishmëve në protestë, ka thënë se populli shqiptar gjithmonë ka triumfuar ndaj padrejtësive. Ai tha se në vitin 1999 kur u dëbua më shumë se gjysma e popullit, Kosova doli fituese pavarësisht dhimbjeve të mëdha e shkatërrimeve. Sipas kryetarit të AAK-së, Kosova sot prapë është trazuar prej ndërhyrjeve të Serbisë në veri. “Kosova i ka dy rreziqe, ndërhyrja nga Serbia dhe kjo Qeveri. Qeveria rrezikon kushtetutshmërinë e vendit. Ne fitojmë vetëm kur të jemi bashkë, si sot dhe kur të jemi të vendosur”, theksoi Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …