leoni

Dhjetëra mijëra vetë protestuan kundër Asociacionit dhe Demarkacionit

Dhjetëra mijëra vetë protestuan kundër Asociacionit dhe Demarkacionit

Mbi 10 mijë qytetarë sot iu përgjigjen protestës së thirrur nga AAK dhe Nisma. Protestuesit fillimisht janë mbledhur në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, për të vazhduar më pas drejt sheshit ‘Skënderbeu’.  Në fillim të protestës u intonua himni kombëtar e më pas edhe ai shtetëror i Kosovës. Ndryshe nga herët e tjera, protestuesit, kryesisht mbështetës të AAK-së e Nismës, valëviten edhe flamuj verdhë e kaltër. Me thirrjet ‘Me hajna nuk ka shtet’, ‘Isa Hasha, Esat Pasha’ e të ngjashme si këto, protestuesit shprehën edhe njëherë kundërshtimin e tyre ndaj marrëveshjeve për Asociacionin dhe Demarkacionin. Përfaqësuesit opozitarë në fjalimet e tyre kërkuan dorëheqjen e Qeverisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme si zgjidhja e vetme e krizës aktuale. Protestuesit u shpërndanë të qetë, ndërkohë që pranë ndërtesës së Qeverisë pati vetëm një numër simbolik të policëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …