Partia Socialiste e Shqipërisë është takuar në Tiranë për të diskutuar ndër të tjera edhe për emrin e ri të kryetarit. I pyetur nga gazetarët, pas mbledhjes, kryetari i PS-së, dhe kryeministri Edi Rama, nëse Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një president, ai është shprehur se do ta votonte me kënaqësi Hashim Thaçin dhe do të ishte një president i shkëlqyer por nuk mundet. “Do të kishim vënë Hashim Thaçin dhe do të ishte president i shkëlqyer si për Shqipërinë ashtu edhe për Kosovën, dhe do ta kishim votuar me bindje dhe kënaqësi. Por ai nuk është i pranishëm, në jetën e bashkësisë qytetare, si qytetar i lirë pasi ndaj tij po zhvillohet një proces që mos më detyroni ta them këtu se çfarë procesi është”, deklaroi Rama. Deputetët e Partisë Socialiste kanë propozuar përmes formularit të vendosur në zarfe emrin e Presidentit të ri më 19 prill. Pas hapjes së zarfeve u dorëzuan 67 emra dhe do të shqyrtohen nga tre negociatorët e mandatuar nga Rama për këtë proces: Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri. Vet Rama nuk ka pranuar të zbulojë tre emrat që ka propozuar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …