Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka thënë se Qeveria Kurti sikurse edhe qeveritë paraprake çështjen e veteranëve e kanë përdorur për vota. Ai thotë se pensioni i veteranit është lidhur me pagën minimale për të mos u përdorë kjo çështje nga partitë politike në fushata. “Më vjen keq që secila qeveri, çështjen e veteranëve e ka çështje për vota. Në këtë rast edhe Kurti çështjen e veteranëve e përdorë për vota: ndëshkoi veteranët se pjesa tjetër na voton. Qeveritë e kaluara që kanë qenë të lidhur me luftën kanë pasur moton: përkrahni veteranët se ata na votojnë”, por për fat të keq shumica e popullit votojnë ata që shajnë veteranët. “Populli nuk e di që nuk mund të bëhet as verifikim e as kategorizim i veteranëve duke qenë dosjet në prokurori. Askush nuk mund ta bëjë se nuk ka fare dokumentacione. Pra, po bëjnë lojë me opinionin për t’iu ikur skandaleve të shumta”. Klinaku ka thënë se ia kanë thënë Kurtit në takim se nëse pagesat e veteranëve nuk llogariten me pagën minimale do ta bllokojnë atë në zyre. “Ato që Ramush Haradinaj i ka thënë në televizion, unë ja kam thënë Kurtit në zyre. Është e vërtetë që Organizata e veteranëve të UÇK-së do t’ia bllokojë hyrje-daljet Kurtit. Do të mbetet brenda ose jashtë zyreve. Nuk po e kërcënojmë po ja kemi thënë në takim.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …