Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj

AAK dhe Nisma: Protesta ishte madhështore dhe dinjitoze

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën e kanë cilësuar madhështore dhe dinjitoze protestën e sotme të mbajtur në qendër të Prishtinës. “Dhjetëra mijëra qytetarë nga gjithë Kosova, sot kanë dëshmuar qytetari dhe vendosmëri, për të kundërshtuar gjendjen e rëndë në vend dhe fajtorët kryesor të kësaj gjendjeje. Edhe në këtë protestë është vërtetuar se populli opozitar në Kosovë, është në rritje”, thuhet në komunikatën e AAK-së, teksa shtohet se kultura e demonstruar nga qytetarë të të gjitha viseve është forca e Boshtit Opozitar, se ai është në rrugë të mirë për të adresuar çështjet që sot e preokupojnë qytetarin e Kosovës, kjo pa dallim përkatësie. AAK më tej thotë se të gjithë ata qytetarë që sot, edhe pse mot me shi, vendosën të ishin pjesë e protestës në Prishtinë, ishin zemra e kundërshtimit të këtij pushteti dhe shpresa se Kosova, do të kthehet në rrugë të mbarë. “AAK dhe Nisma, i falënderojnë të gjithë ata që kontribuuan që kjo protestë të ishte masive, e qetë dhe qytetare, duke përfshirë aktivistët e shumtë, mediet dhe opinionin publik, si dhe organet e rendit. AAK dhe Nisma, janë të vendosur që rrugës së kundërshtimit t’i shkojnë deri në fitore të plotë, që është përfillja e vullnetit të sovranit, dhe ne do të jemi në shërbim të tij. Protesta e sotme, ishte edhe një mundësi më shumë, që ata që ende hezitojnë t’i bashkohen këtij kundërshtimi qytetar, të reflektojnë, thuhet në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …