Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, në seancën e sotme të Kuvendit ka folur lidhur me tarifat e energjisë elektrike si dhe për rastin e ambasadorit Martin Berishaj. Krasniqi ka thënë se opozita duhet të bëhet e sinqertë me familjarët e vet në radhë të parë, dhe t’ju tregojë se si kanë për t’u arsyetuar për Martin Berishajn dhe rritjen e tarifave. “Kur të shkoni në shtëpi dhe kur të flisni me familjarët e juaj, me ata të jeni të sinqertë. Atyre tregojuni se si keni për ta arsyetuar Martin Berishajn. Qysh keni për të arsyetuar rritjen e tarifave të energjisë. Atyre mundeni t’ju arsyetoheni se ‘Albini po thotë e s’kemi çka me ba’. Andaj bëhuni të sinqertë me vetveten dhe njerëzit që ju kanë pru këtu. Në fund atyre u keni borxh më shumë se insistimeve të Qeverisë”, ka thënë Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …