Mbledhjen e tretë të rregullt Kuvendi i Komunës së Malishevës, e udhëhoqi, kryesuesi, Argjend Thaçi, ku pas debatit jashtë rendit të ditës, rendi i punës u votua me disa ndryshime dhe plotësime.
Në mbledhjen e tretë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Malishevës, për të gjitha çështjet e ngritura nga këshilltarët, për pikat e debatuara, përgjigjje u dhanë, nënkryetari i Komunës së Malishevës, z. Vesel Krasniqi dhe drejtorët e drejtorive të cilët paraqiten para këshilltarëve, aktet normative dhe raportet.
Më pas u dsikutuan dhe u miratuan, draft-rregulloret si: Shqyrtimi dhe miratimi i Draft-Rregullores për përkrahjen e fermerëve dhe bizneseve në sektorin e Bujqësisë, Shqyrtimi dhe miratimi i Draft-Rregullores për ndarjen e subvencioneve dhe granteve, për Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM)-ve në Komunën e Malishevës. Raporti financiar tremujor Janar- Mars 2022.
Formimi i Këshillit organizativ për shënimin e 16 Qershorit- Ditës së Çlirimit të Komunës së Malishevës dhe Ditës së Dëshmorëve, plane të punës së komiteteve, themelimi i Komitetit të Urbanizmit, u miratuan edhe lokacionet për grumbullimin dhe transferen e mbeturinave inerte dhe jo inerte.