Kryetari i Komunës së Junikut Ruzhdi Shehu me bashkëpunëtor, ka pritur në takim Ministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci. Në këtë takim u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit mes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Komunës së Junikut. Kryetari Shehu e ka njoftuar Ministrin Faton Peci për nevojën që kanë fermerët për investime dhe përkrahje qeveritare. Njëkohësisht, ai ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë në funksion të realizimit të projekteve me interes për fermerët e Junikut. Me këtë rasti Kryetari Shehu ka diskutuar për projekte ideore e që janë në interes për të gjithë qytetarët e komunës së Junikut, për të cilat Ministri Faton Peci ka ofruar përkrahjen e tij në parim. Ndërsa me pas kryetari i komunës Ruzhdi Shehu dhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci se bashku me bashkëpunëtor, vizituan disa nga fermat bujqësore dhe blegtorale në Junik si te Islam Krasniqi, Arton Krasniqi, prof. Sylë Gaxherri, si dhe tek Agron Krasniqi, ku ministri u njoftua për së afërmi me produktet te cilat rriten dhe kultivohen në Junik.