LDK-ja e cilëson antiligjore përpjekjen e Vetëvendosjes për ta formuar një komision hetimor parlamentar prej vitit 2006

LDK-ja e cilëson antiligjore përpjekjen e Vetëvendosjes për ta formuar një komision hetimor parlamentar prej vitit 2006

LDK-ja e cilëson antiligjore dhe antikushtetuese përpjekjen e Vetëvendosjes për ta formuar një komision hetimor parlamentar i cili do t’i hetonte çështjet e energjisë elektrike në vend gjatë periudhës 16-vjeçare, pra që nga viti 2006. Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e LDK-së, Kujtim Shala tha se është e qartë se pozita po mundohet ta shmangë një problem të madh, pasi beson se pretendimet e opozitës për keqpërdorime në situatën e krizës energjetike janë të sakta. Ju nuk hetoni sepse jeni shumicë. A e kuptoni? Kur të ktheheni në një pakicë, do ta hetoni shumicën. Ndryshe s’ka kurrfarë logjike.  Sepse askush nuk e heton veten. Pra, kur ka pretendime, atëherë ka edhe një qëllim: që ta zbulojmë të vërtetën. Ndoshta këto pretendime janë krejtësisht të pasakta, dhe ky s’është problem i madh. Por çka nëse këto pretendime janë të sakta? Atëherë ky është problem i madh”, tha Kujtim Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje

Drejtoresha  e Kooperativës Bujqësore “Krusha”,  Fahrije Hoti,  ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …