Antonio Guterres

Rusia goditi Kievin pas takimi të Vladimir Zelenskit me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres

Rusia goditi kryeqytetin ukrainas të Kievit menjëherë pas një takimi midis Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres të enjten në mbrëmje. Të paktën një person u vra dhe disa u plagosën, duke përfshirë disa të cilët u bllokuan nën rrënoja, sipas zyrtarëve të shpëtimit. Kryebashkiaku, Vitali Klitçko tha se distrikti në pjesën veriperëndimore të qytetit u godit dy herë, duke shkaktuar zjarre në të paktën dy ndërtesa të larta. Shpërthimet, të cilat dërguan shtëllunga tymi të zi në ajër, erdhën menjëherë pasi të dy udhëheqësit mbajtën një konferencë shtypi në të cilën Guterres dënoi mizoritë e kryera në qytete si Buça, ku u gjetën prova të vrasjeve masive të civilëve pasi Rusia u tërhoq.

 

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …