Komunat e Kosovës janë duke e shqyrtuar mundësinë që ta padisin Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë për shkak të kontratave kolektive. Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se pakënaqësia e komunave është nënshkrimi i kontratave kolektive në arsim dhe shëndetësi, pa mbulesë financiare. Ai ka konfirmuar se edhe pse komunat nuk janë nënshkruese të këtyre kontratave, sipas tij ato po obligohen që t’i mbulojnë shpenzimet dhe borxhet nga nënshkrimi i këtyre kontratave. “Komunat janë duke e shqyrtuar mundësinë që të padisin Ministritë nënshkruese të kontratave kolektive, pra kontrata kolektive për arsim dhe shëndetësi, sepse këto kontrata janë nënshkruar pa mbulesë financiare. Komunat nuk janë kundër kontratave kolektive por mos mbulesa financiare dhe borxhet që burojnë nga këto kontrata duhet të mbulohen nga niveli qendror sepse ato janë nënshkruese të këtyre kontratave e jo komunat. Komunat edhe pse nuk janë nënshkruese të kontratave kolektive po obligohen të mbulojnë shpenzimet dhe borxhet nga nënshkrimi I këtyre kontratave duke iu krijuar komunave shpenzime te mëdha të procedurave gjyqësore-përmbarimore, ka saktësuar Sazan Ibrahimi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …