Senatori demokrat amerikan, Chris Murphy, e ka përshkruar udhëtimin e tij në Prishtinë me dy detyra kryesore që kishin, vizitë civilëve afganë, në Bondstil dhe dërgimin e mesazhit të fuqishëm qeverisë së re të Albin Kurtit për rifillim të dialogut me Serbinë. Ai që në fillim qeverinë e Kurti e quan kokëfortë sa i përket negociatave me Serbinë. Detyra jonë e dytë ishte t’i jepnim një mesazh të fortë qeverisë së re të Kosovës në takimet tona me kryetaren Vjosa Osmani, dhe aktivistin e kthyer në kryeministër, Albin Kurti. Kosova do të dëshironte të anëtarësohej edhe në NATO edhe në Bashkimin Evropian, por që kjo të ndodhë, Serbia dhe Kosova duhet të arrijnë një marrëveshje në të cilën të dyja të njohin ekzistencën legale të shtetit tjetër. Një dialog drejt këtij qëllimi është në proces, por si qeveria serbe ashtu edhe ajo e Kosovës nuk kanë bërë përparim të mjaftueshëm dhe së fundmi, qeveria e Kurtit ka qenë veçanërisht kokëfortë rreth vazhdimit të bisedimeve”, ka thënë senatori Murphy.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …