Deri më tash mijëra pjesëmarrës në aksionin për ambient të pastër në territorin e komunës së Malishevës

Aksionit për pastrimin e ambientit në tërë territorin e komunës së Malishevës, ju bashkuan edhe nxënësit e mësimdhënësit nga SHFMU ”Vesel Pagarusha ”  dhe ” SHFMU ” Nuhi Mazreku”, si dhe qytetarë të këtyre fshatrave, Pagarushë dhe Gurishtë,  ku deri më tash janë me mijëra pjesëmarrës në aksionin për ambient të pastër. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Rifat Mazreku, tha se ”Pas gati një muaj kohe, aksioni ka ecur sipas planit dinamik dhe ka një gjithëpërfshirje të qytetarëve, nxënësve dhe përfaqësuesve të kompanive, si dhe janë pastruar shumë hapësira publike, kjo është faza e parë dhe më pas do të kalohet në pastrimin dhe largimin e mbeturinave inerte dhe krijimin e hapësirave gjelbëruese”.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkolonel Besnik Fana, shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhë nënkryetarit, z. Sami Cacaj, u …