Fabrika e këpucëve “Solid” dhuron këpucë për Hendikosin në Mitrovicë

Pronari i fabrikës së këpucëve “Solid” Ahmet Kuçi, ka dhuruar të premten këpucë për fëmijët e “Hendikosit” në Mitrovicë, ku gjatë kësaj ngjarje morën pjesë edhe koordinatorja e AKB-së Mimoza Abrazhda, si dhe drejtoresha e OJQ-së” Mundësia “ Hasime Tahiri.

Pronari i fabrikës “Solid”, Ahmet Kuqi, tha se për këta fëmijë është nder i madh që ti ndihmoj sado pak, por kishte me qenë mirë që këso hapash të ndërmarrin edhe biznese tjera. Sipas pronarit Kuçi, edhe në sezonin e dimrit pritet ti ndërmarr të njëjtin hap.

“Gjithçka që ne bashkërisht bëjmë për qytetarët tanë që janë me nevoja të veçanta, është në funksion të asaj që t’u bëhet më e lehtë jeta atyre, që t’u lehtësohet përfshirja në jetën shoqërore, duke mos e ndjerë veten asnjëherë se janë persona me aftësi të kufizuara, por si pjesë shumë e rëndësishme e shoqërisë sonë, andaj dëshira ime kishë më qenë që edhe bizneset tjera të kontribojnë në këtë aspekt në mënyrë që jeta e këtyre fëmijëve te jetë më e lehtë “ shtoi ndër të tjerash pronari i fabrikës “SOLID” Ahmet Kuçi.

Po ashtu edhe koordinatorja e AKB-së Mimoza Abrazhda, e vlerësoi shumë fabrikën e këpucëve “Solid” ku ceku se edhe bizneset tjera duhet të ndërruarin hapa të tillë.

Drejtoresha e “Hendikosit” Myrvete Hasani , u shpreh shumë falënderues për këtë gjest human të cilën e ka marrë pronari  fabrikës “ Solid”.

Kompania “SOLID Shoes” me bazë në Suharekë është fabrika e cila ka të punësuar mbi 200 punëtorë, dhe njëkohësisht janë prodhuesit më të mëdhenj në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …