Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ishte pjesë në Panairin e Praktikës Profesionale, të organizuar nga Shkolla e Mesme Profesionale “Tafil Kasumaj”, panair ky i organizuar në kuadër të programit “Java e dyerve të hapura”. Qëllimi i këtij panairi është që semimaturantët të kenë mundësinë të shohin nga afër profilet dhe mundësitë praktike të cilat i ofron Shkolla e Mesme Profesionale “Tafil Kasumaj”. Me këtë rast kryetari Ramosaj e ka falënderuar drejtorin e shkollës, mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët për punën e mrekullueshme dhe nxënësve iu urojë suksese!