leoni

Kryetari Latifi ka zhvilluar një takim dhe bashkëbisedim me personelin shëndetësor të komunës

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me nënkryetarin e Fatmir Iska, drejtoreshën për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale Saranda Sallteku dhe ushtruesin e detyrës së drejtorit të QKMF “Dr. Fahredin Hoti”, dr. Elbunit Kryeziu, kanë zhvilluar një takim dhe bashkëbisedim me personelin shëndetësor të komunës së Rahovecit. Duke i falënderuar për shërbimin dhe angazhimin e tyre për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve të Rahovecit, me punëtorët shëndetësor kryetari Latifi ka biseduar për gjendjen e përgjithshme të shëndetësisë në komunën e Rahovecit, ekipin mobil të kujdesit shtëpiak, gjendjen aktuale të furnizimeve me barna esenciale, reagensë, materiale e pajisje të reja shëndetësore dhe format e tjera të përkrahjes së QKMF-së, po ashtu, për mundësitë e rritjes në vazhdimësi të cilësisë së shërbimeve dhe zgjerimit të tyre, për rritjen e numrit të punëtorëve shëndetësor si dhe u diskutua për investimet kapitale që po bëhen tash dhe ato që planifikohen të bëhen këtë vit në shëndetësi. Shëndetësia është një prej sektorëve që ka vëmendjen tonë kryesore. Së bashku, jemi në përpjekje të vazhdueshme për shtimin e shërbimeve të tjera dhe rritjen e vazhdueshme të cilësisë së tyre, ka thënë kryetari Latifi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …