Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, sot ka pritur në takim drejtoreshën e Misionit të Mijëvjeçarit në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Sarah Olmsted. Haradinaj ka thënë me këtë rast se se programi Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit është dëshmi e vazhdimësisë së këtij partneriteti afatgjatë mes dyja vendeve. Kosova ka arritur të ndërtojë demokraci të qëndrueshme dhe të avancojë në zhvillim, falë ndihmës së aleatëve tanë. Kontributi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është i pazëvendësueshëm dhe programi i Korporatës është dëshmi e vazhdimësisë së këtij partneriteti afatgjatë mes dyja vendeve”. E falënderova zonjën Sarah Olmsted për kontributin e shkëlqyeshëm, që përmes projekteve të shumta, dinamizojnë zhvillimet në forcimin e ekonomisë, sigurisë dhe demokracisë në vendin tonë, ka shkruar Haradinaj në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …