Komuna e Deçanit në bashkëfinancim me GIZ-in gjerman i kanë dhuruar Ndërmarrjes Publike Lokale “Higjiena” 167 komposter, për të ofruar edhe shërbimin e kompostimit në Komunën e Deçanit. Me këta komposter do të jetë më i lehtë grumbullimi i mbeturinave sepse do të filloj reduktimi i sasisë në burim. Kompania “Higjiena” po kalon në një nivel tjetër të menaxhimit të mbeturinave!