Ditëve të fundit, në mediumet dhe rrjetet sociale të Kosovës, po shpërndahet njoftimi lidhur me organizimin e një akademie përkujtimore lidhur me figurën e Xhafer Devës, me mbishkrimin e Institutit të Historisë.
Me këtë rast, njoftojmë opinionin publik se emri i Institutit të Historisë është keqinterpretuar. Në njoftimin për akademinë përkujtimore figuron emërtimi Instituti i Historisë vetëm duke iu referuar ndërtesës, e jo institucionit organizues, prandaj, këtu qëndron keqinterpretimi.
Instituti i Historisë nuk qëndron prapa këtij evenimenti, e as nuk është përfshirë në çfarëdo forme apo mënyrë në organizimin e tij. Instituti i Historisë nuk menaxhon me sallën dhe objektin ku është planifikuar të mbahet ky aktivitet.
Instituti i Historisë nuk mund t’i mohojë askujt të drejtën e shprehjes dhe të mendimit të lirë, e as të organizimit të evenimenteve të ndryshme, qofshin ato të karakterit kulturor apo shkencor. Në këtë kontekst, Instituti i Historisë të gjitha aktivitetet shkencore i organizon ne bazë të agjendës vjetore dhe si te tilla ato mbahen nën siglën e Institutit.
Prishtinë, më 29.4.2022
Prof. as. dr. Armend Mehmeti
Sekretar Shkencor i Institutit të Historisë