Në Shtuticë më 30 prill nuk u vranë 275 shqiptarë, (sikur shkuan në disa Copy medie). Ky numër ka të bëjë me disa fshatra

Në disa medie e  Copy portale (si Klan Kosova Zëri e të tjera) është përhapur lami se vetëm në Shtuticë  të Skënderajt, më 30 prill të vitit 1999, forcat kriminale ushtarake e policore serbe kanë vrarë 275 shqiptarë të zhvendosur, numër  ky  që ka të bëjë me të gjithë martirë e rajonit të Vërbocit, Qirezit, Shtuticës, Baksit, vendit te Shavarina e gjetkë. (Sot janë bërë 23 vjet që nga masakra e Shtuticës së Drenasit, ku forcat paramilitare serbe vranë e masakruan 274 persona, në mesin e tyre fëmijë, pleq, gra e burra  Zëri, KlanK etj).  Atë ditë  policia dhe ushtria serbe ka vrarë shqiptarë në fshatrat: Verboc, Shtuticë, Qirez, Baks, në vendin e quajtur te Shavarinat, në Xhaminë e Qirezit  dhe vendet ku ishte vendosur popullata civile.

Sot komuna e Skënderajt  Në nderim të jetës, veprës dhe në 23-vjetorin e rënies së komandantit, Ilaz Kodra, në altarin e lirisë, si dhe në nderim të 40 dëshmorëve tjerë e 275 martirëve, mbanë  aktivitete tematike e  përkujtimore si dhe një garë sportive, turnirin tashmë tradicional “Kupa Ilaz Kodra”.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …