Aktivitete treditore në nderim dhe përkujtim të Komandantit Ilaz Kodra

Sot me aktivitete tematike e përkujtimore shënohet 23-vjetori i rënies së Komandantit, Ilaz Kodra dhe i dëshmorëve e martirëve të tjerë

Pas një beteje disa ditëshe, në Zonën Operative të Drenicës, më 30 prill të vitit 1999, në mbrojtje të popullatës,  në zonën e të zhvendosurve në fshatrat, Verboc  Shtuticë, Baks, Qirez e të tjera  të Skënderajt dhe fshatra të tjera ku ushtria serbe po masakronte mizorisht  shqiptarët që nuk kishin ikur nga atdheu i tyre,  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së: Komandanti i Brigadës 114, Fehmi Lladrovci në zonën Operative të Drenicës,  Ilaz Ismail  Kodra,  pastaj Antigonë Fazliu, Lutfi Avdush Musiqi, Bajram Mehmet Aliu, Ferat Xhafer Dvorani, Hamdi Kadri Ferati,  Hysni Xhafer Dvorani, Imer Fazli Dvorani, Isa Adem Ferati, Nuhi Lan Dvorani,  Sejdi Smajl Kralani, Afrim Krasniqi, e të tjerë

Me të marrë lajmin se forcat serbe po bënin përpjekje të mësynin popullatën civile në fshatin Verboc e Shtuticë, Komandanti i Brigadës 114, Ilaz Kodra niset për t’i shkuar në ndihmë popullatës. “Atë mbrëmje isha edhe unë me të, – thotë bashkëluftëtari i tij i ngushtë, Zenun Kodra. Ditën që shkuam atje ishte vonë. Komandanti më urdhëroi që të ndaloja në Shtuticë ndërsa vetë me disa bashkëluftëtarë u nis për në Vërboc. Në mëngjes herët, rreth orës 5.30 fillon breshëria e sulmit nga forcat armike, të cilat kishin rrethuar vendin në formë patkoi. Ilaz Kodra, në luftë ballë për ballë kundër forcave serbe, bie në altarin e lirisë më 30 prill të vitit 1999, në fshatin Shtuticë”.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …