Kryekuvendari, Glauk Konjufca me disa deputetë, ministra të Qeverisë Kurti, disa kryetarë komunash dhe zyrtarët të lartë të shtetit po përballen me drejtësinë, për vepra të ndryshme penale, të cilat i kanë kryer në vitet e fundit, në rrethana që dihen. Kryerësit e veprave penale, “ligji” nuk i ka penguar të emërohen në postet më të larta të shtetit, i cili pretendon të jetë shtet juridik, demokratik, shtet me Kushtetutë të cilën e shkelin, kryetari i shtetit, kryetari i Qeverisë kryetari i Kuvendit, ministrat e deputetët e zyrtarët të tjerë. Pastaj po këta shkelës të Kushtetutës dhe ligjeve, kërkojnë nga të tjerët të mos i shkelin ligjet dhe Kushtetutën e vendit. Ky është realiteti i faktuar, kjo është anarkia që sundon në Kosovë, këta janë pushtetarët që duhet të jenë shemull, të cilët pasurohen mbi kurriz të popullit, në emër të ligjit, duke i shkelur ato për interesat e veta, personale, grupore, klanore, partiake…
Betimi për drejtësi ka bërë të ditur se pesë ministra – Albulena Haxhiu, Arbërie Nagavci, Xhelal Sveçla dhe Liburn Aliu – kanë aktakuza aktive. Me akuza përballen edhe nëntë përfaqësues të popullit – Glauk Konjufca, Mimoza Kusari, Valon Ramadani, Jetmire Vrenezi, Salih Zyba, Fitore Pacolli, Drita Millaku, Pal Lekaj, Xhavit Haliti. “Betimi për Drejtësi” ka përmbledhur aktakuzat ndaj zyrtarëve të shtetit dhe fazën në të cilën gjenden lëndët e 16 pushtetarëve. Në nivelin lokal janë tre kryetarë komunash që janë duke u përballur me procedura ligjore. Është Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe ai i Kamenicës, Kadri Rahimaj dhe i Klinës, Zenun Elezaj.