Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i shoqëruar nga nënkryetari Vesel Krasniqi dhe drejtori i urbanizmit, Avdi Morina, sot e kanë vizituar fshatin Pllaqicë, përkatësisht kanë parë nga afër punimet që janë duke u kryer në ndërtimin e trotuarit në këtë fshat. Qëllim i vizitës ishte, njoftimi me punimet në ndërtimin e trotuarit në Pllaqicë, që lidhë këtë fshat me fshatin Cerrovikë të Klinës, ku edhe shkojnë në shkollë nxënësit e Pllaqicës. “Krijimi i sigurisë në rrugë, e sidomos për nxënësit të cilët udhëtojnë në shkollë, është prioritet dhe obligim i yni, e po ashtu edhe ndërtimi dhe rregullimi i infrastrukturës së përgjithshme është prioritet i qeverisjes sonë”, ka thënë kryetari Kastrati, gjatë inspektimit të punimeve në Pllaqicë. Drejtori i urbanizmit, Avdi Morina, ka konfirmuar, se ky trotuar me gjatësi prej rreth 1500 metra mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës, ndërsa punimet janë duke vazhduar sipas dinamikës së paraparë dhe punimet po bëhen sipas standardeve të kërkuara.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …