Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka uruar të gjithë punëtorët me rastin e ditës së tyre “1 Majit”. Ajo ka shkruar se sa më të denja kushtet e punës dhe paga, aq më e fortë ekonomia. “Historia e vërtetë e Shqipërisë është historia e njerëzve të punës. Që lodhen, kontribuojnë dhe dalin në pension, duke u trashëguar brezave shembullin e tyre. Që me modelin e tyre të të punuarit e të jetuarit me nder, i japin jetë Shqipërisë. Prandaj, sa më të denja të jenë kushtet e punës dhe paga e punëtorëve, aq më e fortë bëhet ekonomia. Sa më i fortë të jetë dhe sa më shumë të dëgjohet zëri i tyre, aq më e drejtë bëhet shoqëria. Si legjislatore dhe Kryetare e Kuvendit, sot ndjehem më shumë e detyruar, për ligje më të mira për njerëzit, botën e punës dhe nevojat e familjeve punëtore” ka shkruar në mes tjerash, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …