Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka uruar besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit dhe ka theksuar se kjo festë në thelb e ka solidaritetin. Ai ka bërë thirrje për paqe në mbarë botën dhe ka përkujtuar se në shumë vende të botës ka konflikte, prej të cilave po pësojnë qytetarët e pafajshëm. “Në kohët që po jetojmë njerëzimi si duket ka harruar vlerat shpirtërore, duke e bërë kështu shoqërinë më materialiste, realitet ky që ka sjell konflikte, gjakderdhje, dëbime e shkatërrime në tokë. Edhe në këtë natë të madhe në prag të Fitër Bajramit lusim Zotin që kudo në botë të mos ketë trazira, të mbretërojë paqja, siguria dhe mirëqenia për të gjithë. Dashtë Zoti që të mos përballemi më me masa kufizuese të cilat qenë të domosdoshme, por krijuan një lloj distance ndërmjet nesh”, ka shkruar mes tjerash, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …